Limaj për marrëveshjen për dokumentet: Kurti i dha Serbisë hise në Kosovë

29
limaj-per-marreveshjen-per-dokumentet:-kurti-i-dha-serbise-hise-ne-kosove

Ditë më parë Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje mbi dokumentet.

Kreu i Nismës Socialdemokrate pati kritika për mënyrën e nisjes së zbatimit të marrëveshjes me Serbinë për letërnjoftimet.

“Pranimi i heshtur i dokumenteve ilegale të lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovës kjo nënkupton sovranitet të dyfishtë, kjo nënkupton që Qeveria Kurti e ka bërë hisenik Serbinë në shtetin e Kosovës”, tha Limaj në konferencën e sotme për media.

Kreu i Nismës, më shumë se një herë, Kurtit iu referua si “lideri suprem”.

Limaj luti opozitën që temën e grevës, bashkë me atë të dialogut, ta ngrisë për diskutim në Kuvend.