I kërkoi video intime 9-vjeçares, prangoset 30-vjeçari në Istog

30
i-kerkoi-video-intime-9-vjecares,-prangoset-30-vjecari-ne-istog

Ngacmimet seksuale përmes rrjeteve sociale po vazhdojnë ende.

Gjithçka ndodhi përmes komunikimit virtual. Një person nga Istogu në këtë mënyrë i kërkoi video intime vajzës 9 vjeçare.

E posa prindërit e morën vesh këtë, ata e denoncuan të dyshuarin me inicialet L.G në Polici.

Këtë të premte ai u arrestua dhe policia ia konfiskoi telefonin. Këtë rast Policia e Kosovës e konfirmoi duke rasti është trajtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike.

Kurse, Prokurori i këtij rasti ka marrë aktvendim për ndalim policor ndaj L.G me dyshim për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Pak ditë më parë, për veprime të ngjashme, u arrestua edhe një djalë 19 vjeçar nga komuna e Gjilanit.

Ai përfundoi prapa grilave për shkak që në rrjete sociale, ngacmonte vajza të mitura me fjalë të papërshtatshme.

Me nofkën clip.donzi, ai përdorte gjuhë banale dhe seksiste ndaj të rejave. Kundër E.M është ngritur kallëzim penal për veprën “Degradim i Integritetit Seksual”.

Këto raste kanë marrë vëmendje të madhe ditëve të fundit, e sidomos pas dhunimit të vajzës 11 vjeçare nga 5 persona në Prishtinë.