Aleksandër Vuçiç publikon pamje nga darka në Presidencë për mysafirët e “Ballkanit të Hapur”

42
aleksander-vucic-publikon-pamje-nga-darka-ne-presidence-per-mysafiret-e-“ballkanit-te-hapur”

Vuçiq nxjerr pamje nga darka në Presidencë për mysafirët e “Ballkanit të Hapur”.

Panairi i parë ndërkombëtar i verërave “Wine vision of the Open Balkan”, nën kujdesin e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, u hap me verën “Open Balkan” e cila prodhohet nga tre varietete vendase nga të tre vendet anëtare të kësaj nisme rajonale.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shtroi një darkë mbrëmjen e djeshme për mysafirët e samitit.

“Jam i nderuar që sonte në Beogradin tonë të bukur pata rastin të pres miq të dashur si të Serbisë ashtu edhe të Ballkanit të Hapur!”, shkroi Vuçiq në llogarinë në Instagram.

Në mbrëmje morën pjesë liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, Edi Rama, Dimitar Kovaçevski dhe Dritan Abazoviç, kreu i diplomacisë turke Mevlut Çavusoglu, kryetari i Këshillit të Ministrave BeH Zoran Tegeltija dhe anëtarët e Qeverisë së Serbisë në mandatin teknik të kryesuar nga kryeministrja Ana Brnabiç.