Abdixhiku pret në takim sindikalistët

54
abdixhiku-pret-ne-takim-sindikalistet

Lumir Abdixhiku pret në takim sindikalistët.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim, Kryetarin e Këshillit Grevist të BSPK, Rrahman Jashari dhe nënkryetarin i Këshillit Grevist, Ali Gashi.

Ky takim vjen pasi Qeveria e Kosovës ua ka bllokuar pagat mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë nëpër komuna, që janë në grevë nga 25 gushti.

Pas Abdixhikut, ata pritet të takohen edhe me kreun e PDK’së, Rrahman Jasharajn.

Ndryshe, ende nuk dihet se kur do të ekzekutohen pagat për punëtorët e institucioneve publike, të cilët janë grevë që nga 25 gushti.

Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informacion. Kurse, zyrtarë në Thesarin e Kosovës thonë se janë në pritje të konfirmimit të listave të pagave.

Nysret Koca, zëvendësdrejtor i përgjithshëm për kontabilitet, raportim dhe monitorim në Thesarin e Kosovës, ka deklaruar se gjatë ditës (1 shtator) nuk ka pranuar ndonjë konfirmim të listave nga organizatat buxhetore për ekzekutim të pagave.

“Jemi në pritje. Më 31 gusht kemi pranuar konfirmimin e [disa] listave për paga dhe i kemi ekzekutuar”, tha ai.

Thesari i Kosovës për çdo muaj dërgon listat e pagave tek organizatat buxhetore për të konfirmuar ndonjë ndryshim eventual.

“Ky është një proces i rregullt mujor dhe në fund të muajit finalizohet lista pasi të jetë konfirmuar nga organizata buxhetore përmes sistemit të pagave”, deklaroi Koca për REL.

Nga fundi i muajit gusht, në grevë janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike nga rritja e çmimeve të konsumit. Ata kërkojnë 100 euro në muaj deri në miratimin e Projektligjit për paga.

Ekzekutivi, më 31 gusht ka bërë ekzekutim të pjesshëm të pagave për këtë muaj.

Pagat për muajin gusht janë ekzekutuar për punonjësit e Policisë së Kosovës, ata të sistemit të drejtësisë dhe të ministrive.