Qeveria Kurti “fillon” reformat, lëviz pozitën e dy zëvendësministrave

61
qeveria-kurti-“fillon”-reformat,-leviz-poziten-e-dy-zevendesministrave

Kryeministri Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të reja dy zëvendësministra të qeverisë.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media.

Ish-zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë.

Ndërsa ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj është emëruar zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.