Lutfi Haziri: Serbia indirekt e njeh Kosovën

76
lutfi-haziri:-serbia-indirekt-e-njeh-kosoven

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për takimin e të martës që shefi i qeverisë Albin Kurti e pati me opozitën për t’i njoftuar nga afër për çështjen e procesit të dialogut.

Ai në emisionin “Info Magazine” ka thënë se takimi informues me opozitarët ka qenë shumë i vonshëm.

“Ftesa për takim ka ndodhur pas takimit të Brukselit. Në situata krejt normale të dialogut politik për nivele të tilla takimet me opozitën do të duhej të ndodhnin më herët”.

Pavarësisht kësaj të arriturat e prezantuara nga ana e Kurtit, sipas nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri, janë një lloj pranimi i pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.