Bëhet ekzekutimi i pjesshëm i pagave

37
behet-ekzekutimi-i-pjesshem-i-pagave

Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media ka njoftuar se nuk kanë arritur t’i procedojnë të gjitha pagat për shkak se përditësimi i listave të pagave të grevistëve nuk ka mundur të bëhet.

Ministri Murati tha se kanë konsideruar të padrejtë të shkojnë me ndalesë uniforme të pagës.

“Kemi konsideruar të padrejtë që të shkojmë në ndalesë uniforme por kemi dashur të kërkojmë nga komunat të na njoftojnë për vullnetin e lirë të pjesëmarrësve, nëse kanë marrë pjesë në grevë apo jo. Nisur nga këto ne kemi parë të nevojshme dhe të arsyeshme që të shikojmë ato lista, prandaj nuk kemi arritur që të procedojmë me pagesën e pagave në ditën e sotme”, tha Murati.

Ndërkaq, ai shtoi se një pjesë e madhe e organizatave buxhetore kanë thënë se s’ka pasur grevë.

“Një pjesë e madhe e organizatave buxhetore kanë thënë se s’ka pasur grevë. Ka pasur rastet kur mësimdhënësit në rastet kur nuk ishte dashur të jenë në punë kanë qenë në punë, siç ka ndodhur me testin e Arritshmërisë”, është shprehur Murati.

Ministri shtoi se pagat do të dalin vetëm për ditët që konsiderohet që s’kanë qenë në grevë.

“Paga do të duhej të ishte rreth 90 euro më pak për secilin pjesëmarrës në grevë sepse llogaritet se ka punuar për 24 ditë të muajit”, ka thënë Murati.

Ministri Murati po ashtu tha se SBASHK-u nuk ka deklaruar saktë të hyrat nga anëtarësia, andaj ministri ftoi Prokurorinë ta hetoj këtë rast./21Media

The post Bëhet ekzekutimi i pjesshëm i pagave appeared first on Gazeta Press.