Avokati Berisha: Nuk është hera e parë që 11-vjeçarja është viktimë e abuzimit

130
avokati-berisha:-nuk-eshte-hera-e-pare-qe-11-vjecarja-eshte-viktime-e-abuzimit

Avokati Besnik Berisha ka thënë se nuk është hera e parë që 11 vjeçarja është viktimë e abuzimit.

Sipas Berishës, vajza ishte raportuar si e humbur në qershor të këtij viti, teksa ka dhënë detaje se si Policia e Kosovës ka dyshuar që e njëjta është viktimë e trafikimit.

“Vajza nuk është hera e parë që është viktimë. E kam konsideruar trajtimin e saj skandal. Besoj që mbajtja e saj në strehimore nuk i kontribuon socializimit dhe rehabilitimit nga traumat e saj. “

Ka ndodhur një situatë në qershor të këtij viti që vajza është deklaruar e humbur nga nëna e saj. Policia e ka gjetë të nesërmen në një nga rrugët e qytetit të Prishtinës. Po flasim për viktimën e njëjtë. Policia ka pasur dyshime që vajza është viktimë e trafikimit.“, ka thënë ai në Kanal10.