“A jemi t’u jetu në eksperiment social”, Prishtina e zhytur në terr

78
“a-jemi-t’u-jetu-ne-eksperiment-social”,-prishtina-e-zhytur-ne-terr

Reduktimet e ashpra të energjisë elektrike në Kosovë, po frustrojnë qytetarët.

Edhe kryeqyteti, Prishtina, këtë mbrëmje ka mbetur në terr në shumë pjesë.

Kjo situatë ka shkaktuar probleme të natyrave të ndryshme, e sidomos në komunikacion, duke e pamundësuar funksionimin e semaforëve, por edhe duke e shndërruar Prishtinën në një ‘vrimë të zezë’ për shkak të ndërprerjes së ndriçimit publik.

Gazetari Astrit Gashi ka pyetur nëse po jetojmë në një eksperiment social, duke numëruar një sërë problemesh me të cilat po përballet Kosova ditëve e javëve të fundit, transmeton Gazeta Express.

“A jemi tu jetu ne një eksperiment social? A jemi ne nje “Big Brother” te ri ku testohet perballueshmeria e 1.8 milion qytetareve duke hedhur mbi ta ne te njëjtën kohë: dhunimin, terrin, greven, krizen… Shpresoj JO! Situata si këto dojnë gjakftohtësi dhe zgjidhje edhe te përkohshme, ndërkohë ministri Hekuran Murati “hedh benzinë ne zjarre” me lista rrogash e para te padeklaruara sindikatash neper vite qe nxirren mu në mes te grevës ndërkohë qe u bene gati 2 vite te qeverise se re- sikur kjo s’mund te pret per nje kohe me te qete. Pakënaqësia lyp ushqim. Qeverisja e mençur këtë s’e bene. Gabim politik e taktik. Po me brengos ky “eksperiment social” dhe mënyra si po menaxhohet ai!”, ka shkruar me shqetësim gazetari.

Komentuesi i ngjarjeve politike, Fitim Salihu ka pyetur se përse rajoni nuk po zbaton reduktime të rrymës sikurse Kosova. Pse vetëm Kosova është në terr, ka pyetur ai.

“Nëse paska krize energjetike globale, pse s’po ka këso reduktime te rrymës edhe ne vendet e tjera te rajonit – Shqipëri, Serbi, Maqedoni dhe Mal te Zi? Pse vetëm Kosova është ne terr? Nëse kemi këso reduktime drastike gjate verës – 3-4 ore me dhe 3-4 ore pa rryme – çfarë do te ndodhe dimrit? A ka kjo qeveri zgjidhje apo thjesht di ta hedh fajin te të tjerët?”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, Ehat Miftaraj, drejtori i IKD-së, i ka rënë pishman që është kthyer nga Shqipëria. Me ironi ai ka thënë se do të duhej të kërkonte azil në shtetin shqiptar.

“Sot u ktheva prej Shqipërisë. Gabim i madh, në vend që mu ndal dhe me kërku azil në Shqipëri, erdha drejtë e në terr. Me siguri edhe për këtë fajet i ka Rrahman Jashari”, ka shkruar ai.

Profesori universitar dhe analisti politik, Rahman Paçarizi ka thënë se këtë mbrëmje në top-listat muzikore në Prishtinë, mbizotëruan gjeneratorët.

“Mbramje gushtovjeshte në Prishtinën e terrueme, pas një dite, kur në top-listat muzikore mbizotëruan agregatët… 31 gusht 2022”, ka shkruar ai në Facebook.

Edhe analisti dhe gazetari i njohur, Valon Syla ka kritikuar qeverinë për gjendjen e rënduar të furnizimit me energji elektrik.

“Edhe mu shtrejtu rryma, edhe mi jep 90 milionë subvencionim pare të buxhetit, edhe mos me pas rryme 6 ore në ditë, kjo kallxon krejt për një ‘Qeveri Nemozhë’, shmoklane, të paditur dhe me gjasë edhe të poshtër. Qunu ecne ministren te shtëpija se verë është e na lat pa rrymë, po dimrit? Me çebe a? Por si do që të jetë, nginu Vetëvendosje qitash se e keni lyp. Nginu. Mos i harroni ata posterat me Luan”, ka shkruar ai.