Nesër në Beograd bëhen bashkë Rama, Vuçiq dhe Kovaçevski

79
neser-ne-beograd-behen-bashke-rama,-vuciq-dhe-kovacevski

Rama, Vuçiq dhe Kovaçevski nesër bëhen bashkë në Beograd.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe do të marrin pjesë në hapjen e Panairit të parë ndërkombëtar të verës, “Vizioni i verës” të Ballkanit të Hapur, të enjten, më 1 shtator të vitit 2022, në Panairin e Beogradit.

Panairi mbahet nën patronatin e qeverive të Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Qeveria serbe ka njoftuar se ceremonia zyrtare e hapjes së Panairit të parë ndërkombëtar të verës, “Vizioni i verës” në Ballkani i do të mbahet të enjten, më 1 shtator të vitit 2022, në orën 13:00 në Panairin e Beogradit, në Sallën 1.

Siç njoftoi paraprakisht MIA, në këtë manifestim e ka paralajmlruar praninë edhe kryeministri malazez Dritan Abazoviç, ndërsa presidenti serb njoftoi se priten edhe ministrat e jashtëm të Hungarisë dhe Turqisë.

Më 2 shtator është planifikuar pjesa politike e Iniciativës nga Ballkani i Hapur, ndërsa në mbrëmje kryeministri Dimitar Kovaçevski do të organizojë mbrëmje maqedonase, gjegjësisht ngjarje kulturore me degustimin e verërave dhe ushqimeve të shijshme maqedonase, të shoqëruar me muzikën e virtuozit Vllatko Stefanovski./abcnew