Momente nga festa e ditëlindjes së Behgjet Pacollit

103
momente-nga-festa-e-ditelindjes-se-behgjet-pacollit

Behgjet Pacolli ndan momente nga festa e ditëlindjes së tij të 71-të.

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli sot feston ditëlindjen e 71-të.

Ai ka publikuar në Facebook një fotografi me familjen nga nata festive, duke i falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar.

“Të dashur miq, me rastin e ditëlindjes sime të 71-të, dua të ju falënderoj që gjetët kohën për të më uruar. Sot e kalova ditën me gruan dhe fëmijët e mi. Motivimi im i jetës. Falënderoj Zotin, jo vetëm për çdo vit që mbushi, por për çdo ditë të jetës”, ka shkruar Pacolli.

“Unë jam mirënjohës për gjithçka që kam arritur në jetë dhe nuk dëshiroj asgjë më shumë se sa miqtë e mi, shëndet dhe harmoni në jetë”, ka përfunduar ai.