Gautam Adani tani është njeriu i tretë më i pasur në botë

121
gautam-adani-tani-eshte-njeriu-i-trete-me-i-pasur-ne-bote

Gautam Adani ishte njeriu më i pasur i Azisë. Tani ai është gjithashtu personi i tretë më i pasur në botë, duke kapërcyer kryetarin e LVMH, Bernard Arnault dhe duke u bërë personi i parë aziatik që merr atë vend, sipas Bloomberg dhe Billionaires Index.

Adani, i cili drejton një nga konglomeratet më të mëdha të Indisë, tani besohet të ketë pasuri në vlerë rreth 137 miliardë dollarë. Kjo pasi një rritje këtë javë e vendosi atë menjëherë pas CEO të Tesla-s, Elon Musk dhe themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, pasuria e të cilëve vlerësohet në 251 miliardë dhe 153 miliardë dollarë.

Ashtu si miliarderëve të tjerë në mbarë botën, Adanit pasuria e tij iu shtua gjatë pandemisë.

Themeluesi i grupit me të njëjtin emër Adani Group kontrollon kompani që variojnë nga portet dhe hapësirën ajrore deri te energjia diellore dhe qymyri.

Pasuria e tij është rritur në mënyrë eksponenciale që nga fillimi i krizës globale shëndetësore, pasi investitorët vënë bast mbi aftësinë e tij për të rritur biznesin e tij në sektorë që kryeministri indian Narendra Modi i ka prioritizuar për zhvillim. Adani ka përfituar gjithashtu nga një rritje në përdorimin e qymyrit, që ka ndihmuar ngjitjen e tij në muajt e fundit, sipas Bloomberg./21Media

The post Gautam Adani tani është njeriu i tretë më i pasur në botë appeared first on Gazeta Press.