Rritet familja e veturave elektrike Mercedes-Benz EQ – modeli i radhës është EQE AMG

32
rritet-familja-e-veturave-elektrike-mercedes-benz-eq-–-modeli-i-radhes-eshte-eqe-amg

Mercedez-Benz prezantoi linjën e plotë të modeleve që e përbëjnë familjen e veturave elektrike EQE për vitin 2023.

Ky është përditësimi i SHBA-ve që prezanton variante të shumta të reja të veturave që veçse janë në dispozicionin e klientëve.

Mercedes EQS në SHBA ka qenë në dispozicion në dy versione dhe tani dy versione të EQE do t’i bashkohen tregut.

Për më tepër, versionet SUV të EQE dhe EQS janë duke arritur në tregun amerikan, si edhe modeli EQS AMG – sedani më i fuqishëm elektrik nga Mercedes, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër të spektrit të çmimeve, EQB SUV do të sigurojë se kompania do të përfshihet gjithandej në tregun e veturave elektrike.

Lajmi i mirë është se prodhimi i EQS SUV veçse ka filluar në Alabama, ndërsa prodhimi i EQE SUV do të fillojë së shpejti dhe gjithashtu do t’i bëjë të dy modelet e veturave të kualifikohen për kreditimin e ri tatimor federal të veturave elektrike, natyrisht duke u varur edhe në MSRP-në e tyre.

EQS 450+ dhe 580 4MATIC që momentalisht janë në dispozicion do t’u bashkohet EQS 450 4MATIC i ri.

Linjës EQE me 350+ dhe 500 4MATIC do t’u bashkohet 350 4MATIC. Linja e EQB do ta ketë modelin e ri 250+ me rreze të zgjeruar prej 400 kilometrave.

EQE AMG i ri do ta ketë pakon e baterive me Lithium-ion prej 328 voltëve, dy motorë PSM me motorin e pasmë që do të merr më shumë fuqi falë dizajnit gjashtë-fazor. /Njeshi/

The post Rritet familja e veturave elektrike Mercedes-Benz EQ – modeli i radhës është EQE AMG appeared first on Njeshi.