Përdhunimi i 11-vjeçares, Policia del me detaje të reja

84
perdhunimi-i-11-vjecares,-policia-del-me-detaje-te-reja

Policia e Kosovës ka dhënë detaje mbi rastin e rëndë të dhunimit të 11 vjeçares.

Policia e Kosovës ka njoftuar se deri tani janë arrestuar katër të dyshuar dhe është identifikuar personi i pestë lidhur me përdhunimin e një vajze 11-vjeçare në Prishtinë.

“Lidhur me rastin e “dhunimit” të raportuar dje në Prishtinë, hetues nga drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë gjatë reagimit të shpejt dhe arrestimit të dy (2) personave të dyshuar, në vazhdimësi ka punuar me intensitet të lartë në identifikimin edhe të personave tjerë, hetimin dhe sqarimin e rrethanave të plota të këtij rasti.

Pas hetimeve intensive të kryera nga hetuesit rajonal kompetentë, sot më 29.08.2022 janë arrestuar edhe dy (2) persona të tjerë të dyshuar, përderisa është identifikuar edhe personi i pestë (5) i dyshuar për përfshirje në rastin “dhunim””, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka njoftuar se personi i pestë i identifikuar, është kërkuar në shtëpinë e tij, por nuk është gjetur.

“Pra, lidhur me rastin e “ dhunimit” policia deri në këtë fazë ka arrestuar gjithsej katër (4) persona, personi i pestë (5) është identifikuar, është kërkuar në shtëpinë e tij, nuk është gjet në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor. Polica e Kosovës është e përkushtuar në trajtimin e rastit të lartcekur në mënyrë sa më profesionale dhe kryerësit e këtij akti të sillen para organeve të drejtësisë”, thuhet në fund.

Më herët, edhe minsitri i Brendshëm, Xhelal Sveçla njoftoi se të arrestuar deri tani lidhur me rastin, janë 4 të dyshuar. Ai kërkoi nga Policia kapjen dhe sjelljen e kryesve të aktit të rëndë, para drejtësisë.