Fushë Kosova mbetet pa ujë, Ujësjellësi Prishtina del me këtë njoftim

81
fushe-kosova-mbetet-pa-uje,-ujesjellesi-prishtina-del-me-kete-njoftim

Pa ujë të pijes ka mbetur një pjesë e Fushës e Kosovës.

Fushë Kosova sonte mbetet pa ujë. Kjo si pasojë e turbullirave të shkaktuara në kanalin e Ibër Lepencit.

Kështu njofton Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”. Sipas një njoftimi, reduktimet nisin sonte nga ora 22:30.

Nga reduktimet mund të preken edhe disa zona të Prishtinës.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se si shkak i turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit, vepra jonë e marrjes ka rënë nga sistemi Impianti i Trajtimit të Ujit Shkabaj, andaj detyrohemi të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët e Fushë Kosovës, duke filluar sonte nga ora 22:30. Por, si pasojë e kësaj turbullire, mund të afektohen edhe disa zona të kryeqytetit”.