Ramush Haradinaj i përgjigjet ftesës së Kurtit: Shkoj në takim

92
ramush-haradinaj-i-pergjigjet-fteses-se-kurtit:-shkoj-ne-takim

Haradinaj i përgjigjet ftesës së Kurtit: Shkoj në takim.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Kurti për të biseduar rreth takimit të fundit në Bruksel.

“Për mua dhe Aleancën, çëshja e dialogut për njohje, gjithmonë ka qenë çështje mbipartiake. Këtë përcaktim e kam pasur edhe gjatë kohës sa e kam udhëhequr qeverinë e vendit. Gjithmonë kam konsideruar se për tema të interest nacional, nuk ka qeveri dhe opozitë. Të gjithë e kanë pjesën dhe rolin e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj tha se kryeministri “këtë herë” e ka përjashtuar AAK-në dhe opozitën “nga çfarëdo konsultimi apo edhe më keq, informimi, lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në Bruksel”.

I pari i AAK-së ka falenderuar Gabriel Escobar, Jeffrey Hovenier dhe Mitroslav Lajçak.

“U jam mirënjohës të dërguarit amerikan Escobar, ambasadorit amerikan në Prishtinë, Hovenier, si dhe përfaqësuesit të BE Lajçak, për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm, por edhe për faktin se në baza ditore na kanë mbajtur të informuar për krejt çfarë ka ndodhur në Bruksel”, ka thënë Haradinaj.