Pagat e mësimdhënësve sipas Projektligjit të ri

180
pagat-e-mesimdhenesve-sipas-projektligjit-te-ri

Ministria e Punëve të Brendshme e ka proceduar projektligjin për paga në konsultime paraprake më 17 gusht, qëllimi i të cilit është përcaktimi dhe rregullimi i sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës për pozitën (nga 1 – 18 sipas projektligjit aktual) me vlerën monetare të koeficientit. Zyrtarisht ende nuk dihet sa është koeficienti, por jozyrtarisht thuhet të jetë 120 euro.

Instituti EdGuard ka bërë një analizë se si do të jenë pagat për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar, sipas Projektligjit të ri për paga.

Në analizën nga EdGuard rezulton një rritje mesatare prej 15% për të gjithë pozitat në parauniversitar krahasuar me ligjin paraprak të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese./21Media

 

The post Pagat e mësimdhënësve sipas Projektligjit të ri appeared first on Gazeta Press.