Mbi bazë të një njoftimi përmes Sistemit të lajmërimit të shpejtë për ushqimet dhe ushqimet për kafshë pranë BE-së, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, pas një inspektimi të kryer, të premtën në mëngjes, kompanisë-importuese i dha ndalesë për lëshim në treg të një produkti të pasigurt, përcjell TV21.
Bëhet fjalë për një lëng bio-organik prej molle HIPP në paketim prej 0,2 litrave me afat deri më 31.10.2023.
Pasi e gjithë seria e këtij produkti konsiderohet e pasigurt, importuesit i është dhënë urdhër që ta tërheqë produktin nga tregu.
U bëhet thirrje të gjithë konsumatorëve që kanë blerë produktin në fjalë, ta mos përdorin, gjegjësisht të njëjtin ta kthejnë në vendin ku e kanë blerë, shkruan TV21./21Media
The post AUV tërheq nga tregu një produkt! Lëng i pasigurt molle në Maqedoninë e Veriut appeared first on Gazeta Press.