Të shtëna armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur

48
te-shtena-armesh-ne-prishtine,-dyshohet-per-nje-te-plagosur

Një veturë është sulmuar me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.

Siç raporton Kosovapress, dyshohet se ka të plagosur.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin. Ndërkohë, dëshmitarët thonë se kanë parë gjakë në veturë e në rrugë.

Policia deri tash nuk ka dhënë detaje.