Pejë: Prokurorja goditet nga një veturë, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

178
peje:-prokurorja-goditet-nga-nje-veture,-i-dyshuari-ike-nga-vendi-i-ngjarjes

Është njoftuar se gjatë ditës së sotme një veturë ka goditur një prokurore të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Prokurorja ka pësuar lëndime, ndërsa personi që e ka drejtuar veturën ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Po ashtu është njoftuar se prokuroria në koordinimin me policinë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Prokuroria në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme që personi i dyshuar të arrestohet”, ka thënë Nikçi.