Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohet se vodhën një shtëpizë kompjuteri

67
arrestohen-dy-persona-ne-lipjan,-dyshohet-se-vodhen-nje-shtepize-kompjuteri

Hetuesit policor sot në Lipjan kanë arrestuar dy persona nënj dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Policia ka njoftuar se në banesën e njërit prej të dyshuarve kanë gjetur dhe sekuestruar një shtëpizë të kompjuterit, e cila dyshohet se është e vjedhur.

I dyshuari i parë, D.U. 22 vjeç, është dërguar në mbajtje, ndërsa A.B. është liruar në procedurë të rregullt.

“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar dy persona për veprën vjedhje e rëndë që ka ndodhë në një zyrë në sheshin Adem Jashari në Lipjan”, thuhet në njoftim. /GazetaExpress/