Arrestohen dy persona në Suharekë për posedim të narkotikëve

241
arrestohen-dy-persona-ne-suhareke-per-posedim-te-narkotikeve

Të premten, në rrugën “Vëllezërit Bytyqi”, në Suharekë, janë arrestuar dy persona, njëri i mitur. I dyshuari i parë dyshohet se ia ka shitur të miturit një qese me marihuanë. Sipas policisë, pesha e substancës narkotike ka qenë 3.58 gramë, shkruan Express.

Njësitë policore kanë sekuestruar sasinë e narkotikëve, një telefon dhe 440 euro.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje  ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

Raporti i plotë:

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE | Rr. Vllëzërit Bytyqi, Suharekë, 15.07.2022 – 22:46. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë, njëri i mitur, nën dyshimin se i dyshuari ia kishte shitur të dyshuarit të mitur një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 3.58 gram. Nga njësitë policore janë sekuestruar: 3.58 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një telefon dhe 440 €. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje  ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.