Paga e majme që po ia ofron Monza, Suarezit – vetëm që të kalojë në radhët e tyre

92
paga-e-majme-qe-po-ia-ofron-monza,-suarezit-–-vetem-qe-te-kaloje-ne-radhet-e-tyre

Monza është duke tentuar që në edicionin 2022/23 në Serie A të pozicionohet sa më lartë.

Skuadra ia doli të shkruante historinë, pasi mbi 100 vite ekzistencë, është hera e parë që luajnë në ligën më të mirë italiane.

Andaj, për ta realizuar këtë qëllim, Monza tashmë ka bërë disa transferime, por synon t’i bëjë edhe disa të tjera.

Pas Paulo Dybalas, Edinson Cavanit dhe Mauro Icardit, në listën e klubit italian është edhe Luis Suarezi.

Sipas mediave në Itali, drejtori i klubit Adriano Galliani e ka kontaktuar drejtpërdrejt Luis Suarezin, duke i ofruar 5 milionë euro në vit.

Sulmuesi uruguaian është lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Atletico Madridin.

Së fundmi, 35-vjeçari e ka refuzuar ofertën e River Plates.

The post Paga e majme që po ia ofron Monza, Suarezit – vetëm që të kalojë në radhët e tyre appeared first on GazetaPress.