Aksident në rrugën Prizren-Reçan, tre persona të lënduar

45
aksident-ne-rrugen-prizren-recan,-tre-persona-te-lenduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prizren-Reçan. 

Lajmi për Gazetën Express e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit, i cili tha se në aksident janë përfshirë një kamion me targa nga Shqipëria dhe një furgon. 

Aksidenti ka ndodhur kur një vozitësi i kamionit duke u munduar t’ i shmanget shembjes së gurëve kalon në anën e kundër dhe godet furgonin me targa vendore. 

“Si pasojë e kësaj lëndim marrin dy udhëtarët dhe vozitësi. Ndihmë mjekësore e kanë kërkuar tre persona të cilët pas trajtimi janë lëshuar në shtëpi”, ka thënë Gashi.