Qytetari nuk i bindet policit në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, me veturë e tërheq për krahu

26
qytetari-nuk-i-bindet-policit-ne-rrugen-prishtine-mitrovice,-me-veture-e-terheq-per-krahu

Gazeta Express ka siguruar një video ku një vozitës nuk i është bindur urdhrit të Policisë së Kosovës.

Teksa polici i afrohet xhamit të veturës, vozitësi fillon ngasjen e për pak sa nuk e lëndon policin.

Në video shihet se si polici tërhiqet për krahu me veturë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Polici pastaj fillon të vrapojë pas veturës, por vetura arrin të largohet.