Eskalon debati mes Haxhiut dhe Gashit: Ke kujdes kur të folsh me mu, shikomë në sy

43
eskalon-debati-mes-haxhiut-dhe-gashit:-ke-kujdes-kur-te-folsh-me-mu,-shikome-ne-sy

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu është acaruar gjatë një debati kur analisti Blerim Gashi i ka thënë se “po i beson më shumë Vuçiqit se sa Kurtit”.

Pas kësaj deklarate, Haxhiu i ka thënë Gashit se duhet të ketë kujdes me fjalorin.

“Ke kujdes kur të folsh me mua. Ke kujdes, shikomë në sy. Ke kujdes edhe një herë po ta them. Ke kujdes… Kujt i besoj unë, ke kujdes, shikomë në sy. Mem thonë ti mu i beson Vuçiqit, ke kujdes”, i ka thënë Haxhiu-Gashit në Kanal 10.

I gjithë debati filloi rreth marrëveshjes së energjisë e cila është nënshkruar së fundmi nga Qeveria e Kosovës për faturimin e rrymës në veri të vendit, e e cila është e njëjtë me marrëveshjen të cilën Vetëvendosje e kishte kundërshtuar në vitin 2013 dhe 2015.