Babai i Messit vjen në Barcelonë, jep një mesazh për rikthimin e mundshëm të argjentinasit

42
babai-i-messit-vjen-ne-barcelone,-jep-nje-mesazh-per-rikthimin-e-mundshem-te-argjentinasit

Babai i Lionel Messit, Jorge Messi ka udhëtuar për në Barcelonë gjatë ditës së sotme.

Gazetari i sportit, Gerard Romero publikoi një video të tij, duke dalë nga aeroporti.

Jorge Messi madje u pyet nëse ky udhëtim ka lidhje me një transferim eventual të shtatë herë fituesit të Topit të Artë.

Por, ai e mohoi këtë gjë, por dha një mesazh.

“Shpresoj që Leo të rikthehet te Barcelona, një ditë”, tha Jorge Messi.

The post Babai i Messit vjen në Barcelonë, jep një mesazh për rikthimin e mundshëm të argjentinasit appeared first on GazetaPress.