Ruskovska: Kamçevi më besoi mua dhe arritëm marrëveshje

28
ruskovska:-kamcevi-me-besoi-mua-dhe-arritem-marreveshje

Kryetarja e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska, për televizionin serb “Hapy”, duke folur për punën e saj, ka përmendur marrëveshjen e lidhur me biznesmenin Jordan (Orce) Kamçev për rastin “Perandoria”, ku tha se deri te marrëveshja ka ardhur për shkak se ai kishte besim te prokurorja.

Ajo përmend rastin duke iu përgjigjur pyetjes: “Ka ngritur akuza kundër njerëzve më të pushtetshëm dhe më të respektuar në Maqedoni, duke përfshirë biznesmenë, shefa të shërbimeve sekrete, zyrtarë të lartë të qeverisë. Ke pasur frikë nga kjo, dikush të kërcënoi, të dërgoi oferta të pahijshme?”, për të cilën Ruskovska u përgjigj:

“Maqedonia është një vend i vogël, ne njihemi prej kohësh. Siç i njihja, ata më njihnin dhe e dinin që edhe po të kishte oferta të pahijshme, nuk do ta pranoja. Ata më besuan mua.

Këtu, le të themi, biznesmeni Jordan (Orce) Kamçev kishte besim tek unë, arritëm një marrëveshje. Ai ka paguar 5 milionë e 200 mijë euro në buxhetin e shtetit në emër të evazionit fiskal dhe ka marrë një vit burgim efektiv.

Deri më tani në Maqedoni nuk ka ndodhur që dikush të thotë ‘po, unë jam fajtor, sa duhet të paguaj?. Sipas ekspertizës që është bërë në euro, ka qenë rreth 5.2 milionë euro. Njeriu pagoi dhe ne nënshkruam një marrëveshje. Por nuk nënshkruam një marrëveshje para se të paguheshin paratë”, tha Ruskovska.