Presidenti i FIFA-s e uron Ballkanin për titullin e kampionit të fituar në Superligën e Kosovës

23
presidenti-i-fifa-s-e-uron-ballkanin-per-titullin-e-kampionit-te-fituar-ne-superligen-e-kosoves

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka uruar FC Ballkanin për kurorëzimin me titullin e kampionit për sezonin 2021/22 në Kosovë.

Skuadra nga Suhareka e siguroi titullin e kampionit katër javë para përfundimit të sezonit.

Ky titull është i veçantë për Ballkanin pasi është i pari në histori të klubit.

“Me kënaqësi të madhe e përgëzoj FC Ballkanin për kurorëzimin me titullin e kampionit për sezonin 2021/22 në Kosovë. Ky titull nuk do të mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e gjithë ekipit, andaj të gjithë në këtë klub duhet të jenë shumë krenarë.

Ju lutemi dërgoni urimet e mia për të gjithë të përfshirët në këtë arritje të madhe. Në emër të gjithë komunitetit të futbollit, shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj ju dhe Federatën tuaj për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Kosovë dhe në Evropë”, thuhet në urimin e presidentit të FIFA-s drejtuar të parit të FFK-së, Agim Ademi.

FC Ballkani ka falënderuar Infantinon për këtë urim, teksa klubi premtoi se do të jetë gjithmonë në bashkëpunim me të gjithë për të mirën e futbollit në Kosovë dhe Evropë.

“I pari i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë FIFA-së, uron Kampionin e Supërligës së Kosovës në futboll,klubin tonë BALLKANIN.

Presidenti i klubit bashkë me stafin dhe gjithë lojtarët falenderon përzemësisht Gianni Infantinon për urimin dhe premton se do të jetë gjithmonë në bashkëpunim me të gjithë për të mirën e zhvillimit të futbollit si në Kosovë ashtu edhe në Evropë.

Na priftë e mbara”, thuhet në postimin e FC Ballkanit.

The post Presidenti i FIFA-s e uron Ballkanin për titullin e kampionit të fituar në Superligën e Kosovës appeared first on GazetaPress.