Deputetja boshnjake: Turp për ju 51 deputetë shqiptarë që iu bashkuat mohuesve të gjenocidit të Srebrenicës

101
deputetja-boshnjake:-turp-per-ju-51-deputete-shqiptare-qe-iu-bashkuat-mohuesve-te-gjenocidit-te-srebrenices

Deputetja e Bosnje-Hercegovinës, Sabina Cudic, ka reaguar pasi 51 deputetët e Partisë Socialiste të Shqipërisë kanë votuar kundër rezolutës që dënon krimet dhe gjenocidin serb në Srebrenicë e cila u propozua nga deputetët mbështetës të Sali Berishës.

Cudic përmes një cicërime në twitter tha se veprimi i këtyre deputetëve është patetike dhe servilizuese.

Sipas saj, këta deputetë e poshtëruan veten duke dërguar mesazh dëshprues për Bosnjën-Hercegovinën, Kosovën dhe botën.

“Turp për ju 51 deputetë shqiptarë që iu bashkuat sot mohuesve të gjenocidit të Srebrenicës. Patetike dhe servilizuese të mbash anën e Rusisë dhe Serbisë në një anë krejtësisht të gabueshme të historisë. Ju poshtëruat veten dhe dërguat mesazh dëshprues për B&H, Kosovën dhe botën”, shkroi Cudic.

Kujtojmë se Cudic është gruaja e aktorit kosovar, Alban Ukaj.

The post Deputetja boshnjake: Turp për ju 51 deputetë shqiptarë që iu bashkuat mohuesve të gjenocidit të Srebrenicës appeared first on GazetaPress.