Raportohet se një burrë rrëmbeu një grua në Prishtinë, dëshmitarët tregojnë se çka panë

42
raportohet-se-nje-burre-rrembeu-nje-grua-ne-prishtine,-deshmitaret-tregojne-se-cka-pane

Para pak minutash në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, është parë një burrë teksa ka rrëmbyer një grua në mes të rrugës.

Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes, në kushte anonimiteti kanë rrëfyer për Gazetën Sinjali se si e panë gruan teksa tërhiqej zvarrë nga i dyshuari nga një rrugicë në tjetrën.

Personat që kanë qenë në vendin e ngjarjes, kanë thënë se menjëherë e kanë njoftuar Policinë e Kosovës për të intervenuar por pavarësisht se njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes,  nuk ka mundur ta kap të dyshuarin.

Tutje sipas sinjalizuesve, burri ka qenë me trup të gjatë dhe me një kapelë në kokë.

Gazeta Express ka komunikuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit kanë thënë se nuk kanë informacione lidhur me rastin.