Ndërhyrja “horror” e futbollistit të Leedsit në Kovaqiqin, u ndëshkua me karton të kuq

31
nderhyrja-“horror”-e-futbollistit-te-leedsit-ne-kovaqiqin,-u-ndeshkua-me-karton-te-kuq

Leeds United ka luajtur me një lojtar më pak në fushën e lojës në ndeshjenkundër Chelseat.

Daniel James është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 24-t të takimit.

Sulmuesi u përjashtua pas ndërhyrjes së ashpër në mesfushorin kroat, Mateo Kovaqiq.

Ndërhyrja e James ishte shumë e rëndë, andaj Kovaqiq u detyrua të largohej më herët seç duhet nga loja për shkak të lëndimit.

Vendin e tyre e zuri Loftus-Cheek që u inkuadrua në minutën e 30-të, derisa ndeshja i takoi Chelseat me rezultat 0:3.

 

The post Ndërhyrja “horror” e futbollistit të Leedsit në Kovaqiqin, u ndëshkua me karton të kuq appeared first on GazetaPress.