Abazoviq pro “Ballkanit të Hapur”: Është i bërë për gjashtë shtete

33
abazoviq-pro-“ballkanit-te-hapur”:-eshte-i-bere-per-gjashte-shtete

Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka bërë të ditur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur” ku Kosova dhe shteti që ai tash e drejton kanë refuzuar pjesëmarrjen.

Madje, ai thotë se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ai, në një intervistë në Klan Kosova, ka thënë se është pikërisht Kosova që ka më së shumti interes që të jetë pjesë e krejt iniciativave rajonale.

“Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete. Gjithkush kush participon reprezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, se interesi më i madh në rajon është që të jetë në çdo iniciativë rajonale”.

The post Abazoviq pro “Ballkanit të Hapur”: Është i bërë për gjashtë shtete appeared first on GazetaPress.