Ronaldo dhe Georgina e zbulojnë emrin e vajzës së tyre

32
ronaldo-dhe-georgina-e-zbulojne-emrin-e-vajzes-se-tyre

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo, kanë bërë publik emrin e vajzës së tyre e cila lindi disa javë më parë.

Ronaldo dhe partnerja e tij, humbën tragjikisht vëllanë binjak të vajzës së tyre.

Këtë të fundit e kanë pagëzuar me emrin Bella Esmeralda, e cila lindi më 18 prill.

Ronaldo kishte pritur binjakë me partneren e tij, por fatkeqësisht humbën djalin e tyre.

Megjithatë, vajza e tyre është mirë. Së fundmi ylli i Manchester Unitedit ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale, ku shihet së bashku me familjen, ndërkohë që në krah mban vajzën e sapolindur.

Krahas fotos Ronaldo shkruan “Përgjithmonë Dashuri…” së bashku me një zemër dhe një emoji lutjeje.

The post Ronaldo dhe Georgina e zbulojnë emrin e vajzës së tyre appeared first on GazetaPress.