Pjesa më e madhe e shpenzimeve të Qeverisë në kompensim të punëtorëve

23
pjesa-me-e-madhe-e-shpenzimeve-te-qeverise-ne-kompensim-te-punetoreve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon llogaritë qeveritare për periudhën 2015-2021, ku bëhet e ditur se gjithsej të hyrat e Qeverisë në vitin 2021 ishin 2 484.6 milionë euro, e ku pjesa më të madhe përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67% të totalit të të hyrave.

Sipas ASK-së pjesa më e madhe e shpenzimeve të Qeverisë në kompensim të punëtorëve.

Gjithashtu ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

“Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2021 ishin 2 484.6 milion Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67% të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura 13%; aktivet dhe detyrimet financiare 11%; ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2021 ishin 2 376.4 milion Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (27%); kontributet sociale dhe përfitimet (26%); konsumi i ndërmjetëm (14%); formimi i kapitalit bruto (13%); ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategoritë të tjera të shpenzimeve”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Ask po ashtu thekson se ky publikim është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave Qeveritare (GFSM 2014) dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane (ESA 2010)./21Media

The post Pjesa më e madhe e shpenzimeve të Qeverisë në kompensim të punëtorëve appeared first on .