Gazeta e njohur zbulon se Osmani u operua në Antali për t’i hequr kilogramët e tepërt

257
gazeta-e-njohur-zbulon-se-osmani-u-operua-ne-antali-per-t’i-hequr-kilogramet-e-tepert

Ndryshimi i saj në pamje vërehet shumë.

Një prej gazetave më të mëdha turke, “Hurryiet”, ka shkruar se Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i është nënshtruar një operacioni në Antali për heqjen e kilogramëve të tepërt.

Sipas Hurryiet, Osmani ka qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje në Antalia, e cila pas operacionit është kthyer në Kosovë.

Gazeta ka shkruar se pas operacionit, në faqen e presidentes janë shfaqur fotografitë e saj ku duket vitale dhe ‘fit’, janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Sipas sqarimit, operacioni të cilit i është nënshtruar presidentja, ndihmon përafërsisht në 80% të heqjes peshës. Si rezultat, sasia e konsumuar e ushqimit në mënyrë natyrale ulet, dhe pason humbja rapide e peshës.