Zyrtari policor dyshohet se vrau vëllain e tij 65-vjeçar në fshatin Gushtericë të Graçanicës

46
zyrtari-policor-dyshohet-se-vrau-vellain-e-tij-65-vjecar-ne-fshatin-gushterice-te-gracanices

Në rrugën “Prote Leandrova” rrallë mund të ketë pasur në një vend kaq shumë zyrtarë policor.

Kjo për shkak se këtu në fshatin Gushtericë të Graçanicës dyshohet se një koleg i tyre, pra një polic ka qëlluar me armë zjarri vëllain e tij të moshës 65 vjeçare.

Sipas burimeve të T7, viktima ka qenë moshës rreth 65vjeçare me iniciale, Th.Sh, kurse dorasi, 60-vejçar me iniciale M.Sh

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, sipas të cilëve vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor në vendngjarje.  

Tutje, nga komunikata e polcisë është njoftuar se zyratari policor i cili dyshohet se e privoi nga jeta vëllain e tij, është arrestuar.

Deri më tani zyrtarisht nuk janë bërë të ditura motivet e vrasjes.