OBSH-ja ka dokumentuar 200 sulme në objektet shëndetësore në Ukrainë

33
obsh-ja-ka-dokumentuar-200-sulme-ne-objektet-shendetesore-ne-ukraine

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u ka thënë ukrainasve se OBSH-ja u qëndron përkrah në konfliktin me Rusinë dhe i kërkoi Moskës të ndalojë luftën ndaj fqinjit të saj.

“Mesazhi im për të gjithë popullin e Ukrainës është ky,” tha ai, duke folur nga qendra e medias qeveritare në kryeqytetin Kiev.

“OBSH qëndron pranë jush”, tha ai, shkruan Aljazeera.

Drejtori i Emergjencave të OBSH-së, Mike Ryan, tha në të njëjtën konferencë për shtyp se organizata kishte dokumentuar tashmë 200 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë dhe do t’ua transmetonte gjetjet e saj atyre që mund të vlerësonin nëse ishin kryer krime.

The post OBSH-ja ka dokumentuar 200 sulme në objektet shëndetësore në Ukrainë appeared first on GazetaPress.