Klopp: Fitorja në Villarreal është e barabartë me rikthimin kundër Barcelonës

34
klopp:-fitorja-ne-villarreal-eshte-e-barabarte-me-rikthimin-kunder-barcelones

Jurgen Klopp ishte i kënaqur pasi udhëhoqi skuadrën e Liverpoolin drejt eliminimit të Villarrealit për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të tretë në pesë vjet.

Ndërsa ai ka mbikëqyrur disa net të pabesueshme gjatë kohës së tij në Anfield, ish-trajneri i Borussia Dortmund e vlerëson fitoren në Villarreal po aq sa disa nga më të famshmet e viteve të fundit.

“Mendoj se fitorja sonte (e martë) është e barabartë me rikthimet e tjera si ai kundër Dortmundit apo Barcelonës”, ka thënë fillimisht Klopp pas ndeshjes.

“Ishte e pabesueshme të ktheheshim nga 2-0 kur dukej se goli i tretë për ta ishte më i mundshëm”.

“Kur filloi pjesa e dytë, pashë se po bënim mirë, por duhej të shënonim. Kam parë shumë ndeshje, por reagimi se si kemi reaguar këtu ishte i pabesueshëm”.

Duke arritur në finalen evropiane, Klopp u bë trajneri i parë që arriti ndonjëherë në FA Cup, Kupën e Ligës dhe finalet e Ligës së Kampionëve në të njëjtin sezon.

“Një ekip i vetëm mund të fitojë një finale. Ne kemi kaluar nëpër të gjitha raundet e tjera dhe jemi të kënaqur me atë që po ndodh me ne”.

“Kemi arritur në tre finale dhe e dimë se sa e vështirë është. Kur të mbërrijnë ne do të jemi gati për t’u përballur me ta. Do të shohim se si do të përgatitemi për to”.

The post Klopp: Fitorja në Villarreal është e barabartë me rikthimin kundër Barcelonës appeared first on GazetaPress.