Murati për tërheqjen e Trustit: Na e kanë lënë një gropë prej 110 milionë eurosh

49
murati-per-terheqjen-e-trustit:-na-e-kane-lene-nje-grope-prej-110-milione-eurosh

Pas mbledhjes së 73-të të Qeverisë së Kosovës, ministri i Financave Hekuran Murati në një konferencë për media ka folur për qështjen e Trustit.

Murati ka thënë se qeverita e kaluar ia ka lënë qeverisë aktuale një gropë prej 110 milionë eurosh, të cilat duhet t’i paguajnë për rimbursim, për qytetarët të cilët kanë bërë tërheqjen e 10% të mjeteve të Trustit në vitin 2020.

”Na e kanë lënë një gropë prej 110 milionë euro për ta paguar rimbursimin. Në vend që me politika fiskale, me paratë që i mbledhim për buxhet, të bëjmë politika të reja për t’i mbështetur qytetarët, apo t’i rrisim pensionet, apo mbështetjen për familjet me asistencë sociale. 110 milionë euro duhet t’i marrim prej buxhetit për t’i rimbursuar ata që I kanë tërhequr mjetet në vitin 2020. Dmth këso politike e papërgjegjshme ka ndodhur”, ka thënë Murati./21Media

The post Murati për tërheqjen e Trustit: Na e kanë lënë një gropë prej 110 milionë eurosh appeared first on .