Lajmi i fundit: Aksident i rëndë në Pejë, ka të lënduar

35
lajmi-i-fundit:-aksident-i-rende-ne-peje,-ka-te-lenduar

Aksident i rëndë në Pejë, ka të lënduar.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Dubovë të Pejës.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, të cilët kanë bërë të ditur se pesë persona kanë mbetur të lënduar, shkruan lajmi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30.

“Rreth orës 17:30, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Dubovë të Pejës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, derisa lëndime kanë marrë pesë persona”, kanë deklaruar nga Policia.

Policia ka thënë të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës