Azem Vllasi për takimet në Berlin: Tregues që Gjermania i kushton rëndësi Kosovës

29
azem-vllasi-per-takimet-ne-berlin:-tregues-qe-gjermania-i-kushton-rendesi-kosoves

Vllasi për takimet në Berlin: Tregues që Gjermania i kushton rëndësi Kosovës, dialogu do të ecë përpara.

Ish-politikani, Azem Vllasi, vlerëson se takimet e nesërme në Berlin të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, janë të rëndësishme.

Vllasi, në “Edicionin Special”, tha se këto takime tregojnë për rëndësinë që Gjermania po i kushton Kosovës edhe në kohë krizash si kjo e luftës në Ukrainë, njofton Klankosova.tv.

“Takimi është shumë i rëndësishëm dhe pritja më reale është ajo që dialogu të lëvizë nga pika e ngecjes ku gjendet tash e një kohë të gjatë. Po ashtu është shumë me rëndësi që një takim të tillë e ka thirrur Kancelari i Gjemanisë dhe mbahet atje – në shtetin më të fuqishëm në Unionin Evropian”.

“E gjithë kjo flet mjaftueshëm për faktin se sa rëndësi i kushton Gjermania gjendjes në Kosovë, ku raportet me Serbisë dhe Kosovës janë të rëndësishme përkundër problemeve shumë të mëdha që shtetet perëndimore dhe Gjermania i kanë lidhur me luftën në Ukrainë”.

Vllasi, mes tjerash, thotë se pas këtyre takimeve dialogu do të ecë nga pika stagnuese.

“Ajo që mund të pritet nga ky takim dhe duhet të ndodh nesër është që dialogu të ecë tutje nga kjo pikë e stagnimit” tha Vllasi.

Në këtë takim, Vllasi propozon që nga pala kosovare të insistohet njohja nga pesë shtetet mos njohëse të Bashkimit Evropian.