Sergio Ramos s’e harron Real Madridin, ky është reagimi i tij për titullin e 35-të në La Liga

27
sergio-ramos-s’e-harron-real-madridin,-ky-eshte-reagimi-i-tij-per-titullin-e-35-te-ne-la-liga

Real Madridi edhe matematikisht e ka siguruar titullin e kampionit në La Liga, pas fitores 4:0 kundër Espanyolit.

Për “mbretërit” është trofeu numër 35 i elitës së futbollit spanjoll, duke e konfirmuar edhe njëherë se janë klubi më i trofeshëm në Gadishullin Iberik, shkruan Demokracia.com.

Ndër urimet e para për këtë sukses të arritur erdhi edhe nga ish-kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos.

Ramos, futbollist i Paris Saint-Germainit që nga vera e vitit  të kaluar e ka uruar Real Madridin për suksesin e 35-të në La Liga.

“Urime Real Madrid titullin e 35 të ligës”, ka shkruar Ramos në Twitter duke shpërndarë postimin e faqes zyrtare të Los Blancos.

Sergio Ramos kaloi shumë vite me fanellën e Real Madridin, ndërsa u largua vitin e kaluar në drejtim të Paris Saint-Germainit si lojtar i lirë.

The post Sergio Ramos s’e harron Real Madridin, ky është reagimi i tij për titullin e 35-të në La Liga appeared first on GazetaPress.