Ministri i Financave, Hekuran Mustati në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, ka deklaruar se parashikimet e ministrisë që drejton janë se rritja ekonomike do të jetë mbi nivelin e para pandemisë, e madje edhe më e larta në rajon, e si rezultat i kësaj në vitin 2024, parashihet që GDP-ja apo bruto prodhimi vendor të tejkalojë edhe shifrën prej 10 miliardë euro.
Murati ka deklaruar se është miratuar korniza afat mesme e shpenzimeve për tri vitet në vijim, për periudhën 2023/25, për të cilën tha se është një prej dokumenteve më të rëndësishme.
Ai ka shtuar se presin që të vazhdojë trendi i rritjes ekonomike dhe i të hyrave buxhetore, për shkak se si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik, po e shohin vazhdimin e trendit të rritjes së të hyrave.
Murati në këtë konferencë gjithashtu ka folur edhe për çështjen e Trustit./21Media
The post Murati: Rritja ekonomike do të jetë më e larta në rajon appeared first on .