Ismet Munishi “divorcohet” me SC Gjilanin

28
ismet-munishi-“divorcohet”-me-sc-gjilanin

Ismet Munishi më nuk do të vazhdojë punën e tij si trajner tek skuadra e SC Gjilanit

Skuadra nga Gjilani dhe trajneri Munishi i kanë ndarërrugët pas disfatës që pësoi dje nga skuadra e Dukagjinit.

Duke qenë se ky ishte një hap prapa për rrugën e kampionit në Superligë, Gazeta Online, Reporteri.net ka mësuar se trajneri Munishi dhe klubi i Gjilanit, i kanë ndarë në mënyrë të dyanshme rrugët për këtë vendim.

Këtë e kanë konfirmuar nga klubi i Gjilanit për Gazetën Online, Reporteri.net, ku së shpejti pritet të dalin me njoftim zyrtar vetë klubi.

Ismet Munishi ishte zyrtarizuar si trajner i SC Gjilanit në mars të vitit 2021.

The post Ismet Munishi “divorcohet” me SC Gjilanin appeared first on GazetaPress.