Qeveria ndan 1,7 milionë euro për 34 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë

34
qeveria-ndan-1,7-milione-euro-per-34-mije-pako-ushqimore-per-familjet-ne-nevoje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media ka bërë të ditur se sot është nënshkruar marrëveshja me 39 organizata të cilat kanë veprimtari shpërndarjen e pakove ushqimore, për shpërndarjen e 34 mijë pakove, në vlerë prej 1,7 milionë euro për familjet në nevojë.

Murati ka theksuar se ky vendim  është marrë në kuadër të masës 3.4 për mbështetje të familjeve.

Mbështetja do të jetë: pako ushqimore deri në 50 euro për familje, derisa, së paku 70% e vlerës së pakos do të jetë me produkte vendore.

Murati ka theksuar se në kuadër të pakos për ndihmë familjare në sektorin e shëndetësisë do të shtohet numri i personelit shëndetësor në 299 persona, si dhe janë miratuar politika të reja që parashohin mbulimin e vizitave në shtëpi për nënat lehona dhe fëmijët, si dhe për  personat që janë të palëvizshëm, ose kanë sëmundje të rënda./21Media

The post Qeveria ndan 1,7 milionë euro për 34 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë appeared first on .