Cilat janë provat që do të shfrytëzohen si dëshmi për 75-vjeçarin nga Prizreni?

38
cilat-jane-provat-qe-do-te-shfrytezohen-si-deshmi-per-75-vjecarin-nga-prizreni?

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar paraburgim për 75 vjeçarin nga Prizreni që dyshohet për pedofili.

Kompjuteri, telefoni e rrjetet sociale, të cilat i kishte shfrytëzuar më parë, mund të kthehen në dëshmi kundër tij.

Këto janë provat materiale të cilat do të ekzaminohen nga hetuesia, për të hetuar 75 vjeçarin nga Prizreni.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “ofrim i materialit pornografik personave nën moshën 16 vjeçare”.

Deri atëherë, F.K do të qëndrojë në paraburgim.

Për këtë kërkesë, Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë arsye se i njëjti veç të tjerash, mund të përsëris veprën penale.

Kështu thuhet në arsyetimin për kërkesën për paraburgim, dokument të cilin e ka siguruar televizioni T7.

Ndërkohë i dyshuari pritet të merret në pyetje, e veç kësaj të kryhen ekzaminimet e nevojshme.

E në rrjete sociale do të hetohet nëse ka pasur viktima të tjera.

Mbi këto dyshime, ish-mësimdhënësit iu caktua gjatë së premtes masa e paraburgimit prej 1 muaji.

Kështu ka vendosur gjykatësi i Procedurës Paraprake të Gjykatës Themelore në Prizren, i cili ka vlerësuar si të bazuara arsyetimet e prokurorit të rastit.