Prokuroria jep detaje për ngjarjen tragjike në Klinë

60
prokuroria-jep-detaje-per-ngjarjen-tragjike-ne-kline

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Klinë.

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka vdekur një person dhe dy të tjerë janë plagosur në Klinë.

Dy prokurorë të shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Nje person ka humbur jeten si pasoje e te shtenave me arme zjarri dhe jane plagosur dy persona. Ne vendin e ngjarjes kane dal dy prokuror te shtetit nga Deparamentit te Krimeve te Renda ne Prokurorine Themelore te Pejes dhe Policia e Kosoves”, tha Nikçi.