Pas raportimit të ABC News për rastin e pedofilisë, arrestohet 76-vjeçari nga Prizreni

36
pas-raportimit-te-abc-news-per-rastin-e-pedofilise,-arrestohet-76-vjecari-nga-prizreni

Policia e Kosovës ka arrestuar sot 76-vjeçari nga Prizreni, i cili dyshohet për pedofili. Për rastin fillimisht raportoi emisioni “Piranjat” i ABC News.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Po ju konfirmoj se i dyshuari F.K është arrestuar dhe shoqëruar në polici. I njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga hetuesit rajonalë”, tha Gashi.

Për të njëjtin, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka nisur dje hetime.

“Lidhur me videon që është shfaqur në disa portale, Sektori Rajonal i Hetimeve ka kontaktuar Prokurorinë e Shtetit në Prizren. Në konsultimi me Prokurorinë, Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, ka filluar hetimet ne lidhje me ketë rast , të cilat pretendohen në një video të postuar në abcnews.al. I njëjti është identifikuar. I dyshuari nuk është gjetë në adresën banimit”, thuhet në përgjigjen e Policisë dhënë Gazetës Express.

“Piranja”  i ra në gjurmë 70-vjeçarit nga Prizreni, i cili e bëri shoqe në Facebook gazetaren e cila u paraqit si vajzë e mitur. Por, edhe përkundër që ai ishte në dijeni se po fliste me një të mitur, i moshuari i kishte dërguar foto dhe video të organit gjenital asaj.

Gazetarja e maskuar si një adoleshente kur mbërrin në Prizren prezantohet për herë të parë përballë mësimdhënësit, i cili pa e zgjatur e fton në shtëpinë e tij.

Por më pas gazetarja i tregon saktë se kush është dhe i njëjti largohet duke kërkuar që të fiket kamera televizive.