Latifi: S’kemi kohë për të dështuar

57
latifi:-s’kemi-kohe-per-te-deshtuar

Ministri Latifi: S’kemi kohë për të dështuar.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se nuk “kemi kohë për të dështuar” dhe se “shtatë shtyllat për transformimin e sistemit shëndetësor mund të zhvillohen brenda tre deri në pesë vjet me angazhim të plotë”.

Këtë deklaratë Latifi e ka bërë në tryezën e mbajtur me lidershipin shëndetësor të mbajtur sot me temën “Transformimi i shëndetësisë kosovare – rruga deri te caku”, njofton Klankosova.

Në këtë takim morën pjesë kreun i ShSKUK-së Valbon Krasniqin, i gjithë bordi i këtij institucioni dhe drejtuesit e klinikave të QKUK-së dhe atyre të spitaleve rajonale, përfshirë Oda-t dhe zyrtarë të tjerë shëndetësorë.